Në mënyrë të fshehtë e nisin drejt Shkodrës, çfarë pritet të ndodhë...

Në mënyrë të fshehtë e nisin drejt Shkodrës, çfarë pritet të ndodhë me ish-deputetin

124
0
Shares

Ish-deputetit Bardh Spahia do t’i komunikohet masa e sigurisë në orën 10:00 në Gjykatën e Shkodrës, pas arrestimit të tij dy ditë më parë në Tiranë.

Mësohet se transferimi i tij drejt Shkodrës është bërë mbrëmjen e djeshme, në fshehtësi, për të shmangur çdo përplasje të mundshme mes simpatizantëve të PD-së dhe policisë së shtetit.

Sipas burimeve, mësohet se në Shkodër përpara Gjykatës do të ketë sot një protestë nga ana e mbështetësve të PD-së.b Kujtojmë se Spahia u arrestua nga policia mbrëmjen e së enjtes, me pretendimin se kishte qenë organizator i protestës pranë një prej KZAZ-ve në Shkodër, të cilës iu vu flaka nga ana e qytetarëve.

Nga ana tjetër PD e ka cilësuar një arrestim politik veprimin e policisë, dhe ka kërkuar nga policia lirimin e menjëhershëm të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY