Maqedonia merr datën e negociatave, Shqipëria e Ramës, jo

Maqedonia merr datën e negociatave, Shqipëria e Ramës, jo

127
0
Shares

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se do të japë shumë shpejt një datë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut ndërkohë që nuk e zuri me gojë Shqipërinë.

Duke folur nga Brukseli pas samitit të udhëheqësve të BE-së, kancelarja tha se ishte çështje javësh.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve Merkeli tha se krerët e BE-së kishin diskutuar të enjten për Maqedoninë e Veriut.

Merkel: Do të bëj gjithçka që mundem për një vendim pozitiv për shkak se Maqedonia e Veriut ka bërë një punë shembullore me arritjen e ‘Marrëveshjes së Prespës’ dhe ne kemi biseduar për këtë. Është çështje e javësh, me të vërtetë, përkushtimi ynë qëndron dhe sa më takon mua, do të përdor të gjithë peshën time politike për këtë.

Para samitit të udhëheqësve të BE-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, deklaroi se vendi ka marrë garanci me shkrim për çeljen e negociatave në tetor.

Ndërsa për Shqipërinë nuk ka asnjë vendimmarrje. Ministri i Jashtëm rumun, George Ciamba, vendi i të cilit mbajti kryesimin e radhës së Këshillit të BE-së, tha se kriza politike në Shqipëri ka ndikuar te disa vende anëtare.

Ciamba: Kur është fjala për Shqipërinë, konflikti i brendshëm politik është pengesë kryesore për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në dhe kriza po ndikon në vlerësimin e disa shteteve anëtare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY