Kryeministri ndalet vetëm po e rrethoi populli

Kryeministri ndalet vetëm po e rrethoi populli

114
0
Shares

Nga Ylli Dylgjeri

-Pas deklaratës së Ramës, “se sërisht do të komunikoj si në Dibër…”

A ka qënë gjithmonë ky regjim zgjedhjesh?
Kjo gjuhë? Ky komunikim gjatë fushatash?
Po! Ka qënë sipas përgjshmërise dhe nivelit kulturor te Titullarit të Partise. Fatkeqësisht nivelet kanë qëne shpesh herë të ngjashme dhe të trashëgueshme. Drejtimi harbut, feudal, banditesk, e ka shoqeruar fushatën zgjedhore shqiptare. Zhvillimet “paqësore” janë vetëm për raportet e vëzhguesve. Flas për periudhën nga viti 2000 e këtej. E deklaroj me përgjëgjësi e pa komedi. Jam autor dhe aktor në disa fushata të së majtës në Shqipëri. Në fushatat zgjedhore dy partitë kryesore i ngjajnë njëra tjetrës në zhargon, në fjalë e në gërmë.
Ekipet zgjedhore rëndom jane skuadra intelektualesh. Mund te veçoj nje perpjekje te PD me KOP-in në vitin 2005. Me pas…Selanik e tatepjete.

Nese çedojne Titullaret, banditët mbërijnë në sofër. Me to behet kuvendi, me to behet termeti, me to behet edhe qameti.Vetem Titullaret janë ato qe ofrojne bandite dhe huligane ne korridoret e partive dhe shtabet elektorale. Ne kete pike, le te behen 100 raporte integrimi, e verteta mbetet ne audiopergjim. Ne vazhdojme te mbetemi nje ekip miks i cubave, me dhe pa kollare.

Ky nuk eshte lajm i ri dhe as i paditur per shtabet elektorale zgjedhore. Kështu kane vepruar ne fillimet e demokracive edhe në vënde të tjera në perendim.
Ne zgjedhjet e 2005, ne Sarande, një bandit që erdhi me iniciative, pa e ftuar kërkush në një nga qendrat e votimit ku konkuronte Kryeministri bëri edhe të pabëra!

Banditi me dy pistoleta ne brez, montoi dy artopalante në xhipin e Tij dhe lëvizte nëpër qytet duke therritur; Votoni Nanon se u q…nënat! Ishte skandal per mua dhe qytetaret që e dëgjuan. Sigurisht banditin u neutralizua, por nëse do e shkelte syrin Kryeministri (kandidat), banditin do e kishim Ministër edhe sot. Ndaj nuk çuditem kur Kryeministri “Ynë”, kapadai, deklaron sërisht se ashtu do të flas serisht në zgjedhje.

Dhe Kryeministrin sërisht nuk e ndalim dot, sepse Atë e e rrethojne banditët.
Kryeministri ndalet vetëm po e rrethoi populli.
Mirupafshim në Bulevard në orën 20.00

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY