Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën e shtypit në Kryeministri se ishte Ilir Meta që ka kërkuar PPE dhe jo ai si ndërmjetës për krizën në vend.
Rama shpjegoi se opozita bllokoi vettingun për shkak se ne lejuam që vettingu të mos kishte një mekanizëm zhbllokues, ndryshe nga gjithë pjesa tjetër e reformës në drejtësi.
Rama tha se opozita ndërmori një lëvizje fatale për veten, ndërkohë që u përpoq të përcante koalicionin duke nxitur Ilir Metën dhe LSI për një largim nga koalicioni.
Meta bëri cdo përpjekje për zgjidhje bile edhe përtej një vije që nuk duhej të kapërcehej. Meta ftoi PPE që të jenë ata për përpjekjen e fundit për të tërhequr PD në rrugën e arsyes dhe të gjendej një zgjidhje për të zhbllokuar vettingun dhe një bazë garancish për zgjedhjet. DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/