Zbulohet mekanizmi, si i ndihmoi informatori grabitësit e miliona eurove në Rinas

Zbulohet mekanizmi, si i ndihmoi informatori grabitësit e miliona eurove në Rinas

100
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbuluar mekanizmin si arriti grupi i Admir Muratajt të merrte thasët me para në Aeroportin e Rinasit.  Hasan Kanaçi, shefi i kargos ka ndryshuar radhën e ngarkesave, datën e 9 prillit, kur pasi u futën thasët me para dera mbeti hapur.

Sipas procedurës, paratë duhej të futeshin në fund dhe mbyllej menjëherë dera e avionit. Nga pamjet e grabitjes së 9 prillit është parë se në momentin kur futen thasët me para, dera nga krahu tjetër rri e hapur.

Kjo siç duket ka ndihmuar Muratajn dhe Klement Çalën për të mos patur asnjë vështirësi në marrjen e parave. Për këtë arsyje gjykata e ka lënë në burg Hasan Kanaçin. Gjithashtu ndaj tij ka nisur edhe hetimi pasuror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY