Përgjimet/Sqarohet Tahiri: Ndjesë për fjalorin! Biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen...

Përgjimet/Sqarohet Tahiri: Ndjesë për fjalorin! Biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave…

100
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ndjerë të nevojshme të japë një sqarim lidhur me audio-përgjimin e gazetës gjermane BILD, teksa u dëgjua të fliste me shefin e Policisë në Dibër, Robert Ago dhe e falenderonte atë për angazhimin gjatë zgjedhjeve lokale të 2016.

Ish-ministri sqaron se biseda e tij, nuk lidhet me blerjen e votave dhe se në fushatën e Dibrës nuk është përfshirë asnjë ditë të vetme.

“Ndjese cdo qytetari per fjalorin aspak te pershtatshem qe u degjua ne nje bisede private ku merrja pjese. Shume nga keta qe bejne moral ne politike, media e portale, fjalorin e atille e shume me teper se aq e kane te shkruar ne balle ne vendime qeverise, ne akte publike a sjellje te perditshme, perseri c’u degjua prej meje nuk perputhet kerkund me vlerat qe duhet te tregojme, qofte edhe ne jeten a bisedat private.
Perpos kesaj, biseda nuk ka lidhje aspak me vjedhjen e votave, blerjen e zgjedhjeve apo cdo lloj manipulim tjeter. E po keshtu asnje veprim i imi, ne nje fushate si ajo e Dibres ku nuk kam marre pjese asnje dite, ne cilendo menyre.
Perkundrazi, agresoret e atehershem me arme ne brez edhe ne zgjedhjet e Dibres, sot kane veshur lekure qingji.
Ndaj mos harro kurre! Ata qe bejne moral sot, te kane vrare shpirtin e trupin dje! Ata qe bertasin sot per moral, te kane vjedhur ne xhep dje.
Ata dje e skuthat sot, duan ende te te vrasin shpirtin e te te vjedhin keq e me keq, bashke me te ardhmen e femijeve!
Ndjese sinqerisht per fjalorin”,-
shkruan ai.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar dje 10 përgjime të reja për dosjen 184. Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY