Përplasjet në KZAZ, 40 të proceduar në Berat, mes tyre dhe nënkryetarët...

Përplasjet në KZAZ, 40 të proceduar në Berat, mes tyre dhe nënkryetarët e Bashkisë

137
0
Shares

Policia ka proceduar penalisht 40 persona në Berat, një ditë pas tensioneve në KZAZ, në të cilën kërkohej lirimi i ambjenteve në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta.

Mes personave të proceduar, janë edhe Sekretar Organizativ i PD në Berat, dy nënkryetarët e Bashkisë, shefi i policisë bashkiake, si edhe punonjës të policisë bashkiake në Berat e Skrapar.

Deklarata e plotë e policisë së Beratit

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje më datë 19.06.2019, ku disa shtetas kanë tentuar të futen forcërisht në ambjentet e KZAZ nr 64 (tek Pallati i Kulturës Berat) dhe në ambjentet e KZAZ nr 66 (tek Pallati Kulturës Skrapar) Specialistët e Seksionit për Krimet pranë Komisariatit Berat dhe Skrapar pas veprimeve hetimore, identifikimin e personave me anë të pamjeve filmike dhe fotografike të administruara nga policia kanë referuar në gjendje të lirë 40 shtetas:
Konkretisht:

•E.B, 34 vjeç, banues në Tiranë (Sekretar Organizativ i PD)
•B.B, 35 vjeç, banues në Berat (N/Kryetar i Bashkisë Berat)

•H.S, 50 vjeçe, banuese në Berat (N/Kryetare e Bashkisë Berat)
•M.K, 32 vjeç, banues në Skrapar (Drejtor i Ndërmarjes së shërbimit publik)
•K.Gj, 64 vjeç, (Shefi i Policisë Bashkiake Berat),
•G.P, M.M, A.R, D.B, F.C, M.K, E.D punonjës të policisë Bashkiake Berat.
•A.Z, A.G, J.M, A.Ç, A.I punonjës të policisë Bashkiake Skrapar.
Si dhe G.A, M.H, B.H, F.K, SH.M, K.E, E.Ç, M.V, R.Ç, S.Z, R.H, P.GJ, E.T, A.C, A.H, A.G, E.A, R.B, I.H, E.H, N.G, I.B, K.M, punonjës pranë këtyre bashkive dhe mbështetës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjëshme”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësië publike” dhe “Shkatërrim prone”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY