VIDEO përgjimi 4/ Damian Gjiknuri: Tërmet e ke bë, i ke q*...

VIDEO përgjimi 4/ Damian Gjiknuri: Tërmet e ke bë, i ke q* nënën! Imer Lala: Po më shkrunte ai robi…

192
0
Shares

Gazeta më e madhe gjermane Bild ka nxjerrë mbrëmjen e sotme të tjera video përgjime të blerjes së votave.

Në video përgjimin numër 4 është duke folur ministri Damian Gjiknuri me Imer Lalën.

Në telefonatë është Damian Gjiknuri i cili është i kënaqur nga Imer lala.

‘Tërmet, tërmet e ke bë, i ke q… nënën’, thotë Gjiknuri.

Ndërsa Imer Lala i tregon se i kishte shkruar ai robi (nënkupto Edi Rama).

Përgjimi katër:

Imer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Imer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Imer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Imer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Imer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY