Situata e tensionuar në vend/ PDIU: Thellësisht të shqetësuar, duhet urgjent një...

Situata e tensionuar në vend/ PDIU: Thellësisht të shqetësuar, duhet urgjent një zgjidhje

71
0
Shares

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet shprehet thellësisht e shqetësuar për situatën politike dhe rritjen e tensioneve dhe konfliktit social në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, PDIU thotë se vendi po rrëshqet me shpejtësi në një situatë dramatike për demokracinë.

“Segmente të tëra shtetërore po vihen përballë bashkive dhe në dhunim të qytetarëve që kërkojnë të mbrojnë demokracinë dhe pluralizmin në vend.Tentativa për të zhvilluar zgjedhje moniste në Shqipëri, por edhe në mungesë të plotë të një date zgjedhjesh, pas dekretit të Presidentit për abrogimin e datës 30 Qershor dhe hyrjes në fuqi në Fletoren Zyrtare, e bën të detyrueshëm zbatimin e saj dhe çdo tentativë për të instaluar rregjimin autokratik në Shqipëri është tentativë për instalimin e monizmit” thuhet në deklaratë duke paralajmëruar se secili individ i përfshirë do të përgjigjet personalisht, penalisht, në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

Duke komentuar deklaratën e Ramës se ata që do të shpallen armiq nuk do të lëvizin më jashtë shtetit, PDIU thotë se kjo është shprehje e marrëzizë së Kryeministrit.

“Sot jemi në errësirën më të madhe të demokracisë në vend. Refuzimi i statusit të vendit kandidat, fillimi i procesit për heqjen e vizave, asgjesimi i gjykatave, prokurorisë, parlamentit, na kanë kthyer edhe më keq se 30 vite më parë. 

Deklarata e sotme, se ata që do shpallen armiq nuk do të lëvizin më jashtë vendit, në kundërshtim me nenin 38-të, të Kushtetutës, ku është e garantuar lëvizja e lirë e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë është shprehje e marrëzisë, ku mbajtja e pushtetit me çdo kusht ka errësuar çdo gjykim apo vlerë demokratike në vend.Ky hap antikushtetues, i marrë dhe qesharak, ngjason identikisht me atë të standartit dhunues të të drejtave të njeriut të kohës së komunizmit, ku qytetarët ndaloheshin të pajiseshin me pasaporta, për jashtë shtetit”.

PDIU i fton të gjithë përkrahësit e saj, të jemi bashkë në anën e drejtë të historisë e në mbrojtje të demokracisë, pluralizmit dhe zgjedhjeve të lira.

PDIU i bën thirrje politikës shqiptare dhe në veçanti, Edi Ramës që t’i kthehen arsyes, dialogut dhe gjetjes urgjente të një zgjidhje politike, që kalon nga zgjedhjet e parakohshme dhe krijimi i kushteve, për zgjedhje të lira e të ndershme, për të gjithë, ku shqiptarët të zgjedhin si në demokraci, e jo të votojnë si në diktaturë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY