“Rama nuk është mbi Metën”, debati i fortë i ish-deputetes me policinë:...

“Rama nuk është mbi Metën”, debati i fortë i ish-deputetes me policinë: Lironi çunat deri nesër…

230
0
Shares

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, dëgjohet të debatojë ashpër me policët e Vlorës, pas ndalimit të katër personave lidhur me përplasjet në KZAZ për bllokimin e procesit zgjedhor.

Ish-deputetja Pampuri tepër e tensionuar u kërkon policëve të japin arsyet e ndalimit të qytetarëve, të cilët sipas saj, as nuk kanë vjedhur dhe as nuk kanë përdhunuar.

Pampuri thotë gjatë bisedës se ata ndodhen aty për të zbatuar dekretin e Presidentit Meta, i cili thotë qartë se zgjedhjet nuk do të mbahen në 30 Qershor. Pampuri degjohet te shprehet se Rama duhet të japë dorëheqjen sa me shpejt, ndersa u thote qytetareve qe te qendrojne fort derisa te lirohen KZAZ-ate dhe te lirohen personat e arrestuar.

Publiée par Orjola Pampuri sur Mercredi 19 juin 2019

BISEDA:

Polici: Janë ndaluar se kanë hyrë në KZAZ.
Pampuri: Nuk kanë hyrë, arsyeja e ndalimit është totalisht e paligjshme. Ne do qëndrojmë këtu, djemtë janë aty.
Polici: Juve mund të vini t’i takoni.
Pampuri: Jo, unë do t’i takoj kur të dalin këtu, nuk kanë arsye të futen në drejtori fare. Do rrimë këtu deri nesër në 10, inshallah jeni kthjelluar e nxirrni materialet, ndryshe do t’i nxjerrim ne. Nxirrni çunat se është ndalim i paligjshëm, ti i pari po shkel ligjin që ke marrë katër çuna të pafajshëm. Edhe unë nesër mund të hyjë në një shkollë, do më arrestoni?
Polici: Nuk janë me statusin e të arrestuarit.
Pampuri: Arsyeja e ndalimit. Nuk po e shkel ti ligjin që ke shkelur dekretin e presidentit, që po mban një KZAZ peng.
Polici: Në bazë të vendimit …
Pampuri: Në cilin vendim mo, në vendim të Edi Ramës, Rama nuk është mbi Presidentin, o zotëri dekreti i Presidentit është mbi gjithçka…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY