Gjykata rrëzon padinë ndaj Ballës, Shkëlzen Berisha: Do apeloj vendimin, deri në...

Gjykata rrëzon padinë ndaj Ballës, Shkëlzen Berisha: Do apeloj vendimin, deri në fund për të vërtetën

75
0
Shares

Gjykata ka hedhur poshtë padinë e Shkëlzen Berishës të ngitur ndaj Taulant Ballës.  Në një deklaratë për mediat, Shkëlzen Berisha u shpreh se do të apelonte vendimin në Gjykatë. Ai u shpreh se kjo tregon se Prokuroria eshte e kapur prej fyti, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë hetim të bërë ndaj kreut të Grupit Parlamentar.

“Prokuroria e kapur prej fyti nuk ka bërë asnjë hetim për denoncimin e bërë për Ballën. Prokuroria është e kapur nga fyti nga Taulant Balla. Do vazhdoj të përballem me këtë betejë dhe jam i sigurt për këtë fitore. Është vërtetuar se nuk kam taksa të papaguara. Kjo është betejë do vazhdojë në gjykatë të Apelit dhe më tutje. Kur njerëzit duhet të akuzohen për vjedhje të fondeve publike me organizatë droge, akuzat për shpifje janë gjërat më të parëndësishme. Vendimin do ta apeloj derisa e vërteta të dalë në shesh,- tha ndër të tjera Berisha pas daljes nga gjykata.

Kurse Balla nga ana tjetër e cilësoi triumf të drejtësisë shqiptare. Sipas tij këto nuk janë përgjime por janë prova kuptimplota sesi funksiononte regjimi asokohe dhe sesi pasuroheshin në kurriz të shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY