“Nuk do të lejohen jashtë nga 5-10 vite”, PD- Ramës: Kërcënove shqiptarët,...

“Nuk do të lejohen jashtë nga 5-10 vite”, PD- Ramës: Kërcënove shqiptarët, por nuk të shpëton dot gjë

89
0
Shares

Edmond Spaho, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka dalë në një deklaratë per mediat, duke u përqëndruar tek deklarata e kryeministrit Rama lidhur me përplasjet në KZAZ(kliko ketu). 

Spaho e cilëson si kërcënim, duke treguar se as kjo gjë nuk do ta shpëtojë nga revolta e shqiptarëve.

“Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash.

Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.

Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin”,– u shpreh Spaho nga selia blu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY