Hajdari e shqetësuar për zgjedhjet: Do dhuroj rrogën për riparimin e dëmtimeve...

Hajdari e shqetësuar për zgjedhjet: Do dhuroj rrogën për riparimin e dëmtimeve nga përplasjet

80
0
Shares

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvend, Rudina Hajdari, është shqetësuar shumë së fundmi lidhur me djegien e materialeve zgjedhore.

Hajdari ka  vendosur të japë rrogën e saj mujore për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Përmes një mesazhi në “Facebook”, deputetja Hajdari ka deklaruar se djegia e shkollës ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare. Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokratë dhe as socialistë por thjesht servilë të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: ‘Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier’. Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa”, shkruan ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY