E rëndë në Dibër, plagoset me tre plumba fëmija 6-vjeç, zbardhet ngjarja

E rëndë në Dibër, plagoset me tre plumba fëmija 6-vjeç, zbardhet ngjarja

80
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Martaneshit në Dibër. Një djalë 6 vjeç është plagosur me armë zjarri automatik në Krastë.

I mituri është plagosur nga një person, i identifikuar si Jetmir Koxheri, i datëlindjes 1992. Ngjarja ndodhi në krahinën e Martaneshit. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes Koxherrit dhe babait të djalit në qytezën e Krastës.

Koxheri ka shkuar me automatik në banesën e babait të djalit të plagosur. Dyshohet se aksidentalisht ai ka plagosur vogëlushin 6-vjeçar, i cili ka marrë tre plumba në fytyrë.

Fëmija ndodhet ne spitalin e Peshkopise ne gjendje kritike per jeten, nderkohe qe familjaret kerkojne qe femija te transportohet per ne Tirane per mjekim te specializuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY