Analisti lëshon alarmin: Shteti ka rënë, jemi në emergjencë Kombëtare

Analisti lëshon alarmin: Shteti ka rënë, jemi në emergjencë Kombëtare

131
0
Shares

Në një kohë kur mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama sillen nëpër Shqipëri sikur vendi është në normalitet, edhe analistët që janë parë si pranë së majtës, mendojnë ndryshe.

Analisti Ilir Babaramo, i ftuar në emisionin “Open”, të gazetares Eni Vasili, ka deklaruar se Shqipëria gjendet në një emergjencë dhe se vendi po shkon drejt marrëzisë.

Babaramo, duke komentuar djegien e një KZAZ-je në Shkodër,  tha se situata duhet ndalur sa më shpejt, në mënyrë që të mos precipitojë në ngjarje akoma më të rënda.

“Shteti ka rënë, jemi në emergjencë Kombëtare, duhet një zgjidhje sa më shpejt”, u shpreh Babaramo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY