Pas përgjimeve mbërrin në Tiranë delegacioni i huaj, reagon gazetari gjerman: Ditën...

Pas përgjimeve mbërrin në Tiranë delegacioni i huaj, reagon gazetari gjerman: Ditën kur Rama më kërcënoi…

210
0
Shares

Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF) me qendër në Leipzig të Gjermanisë, ka bërë të ditur mbërritjen në Tiranë të një delegacioni të organizatave për lirinë e medias.

Delegacioni do të takohet me gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, dhe anëtarë të tjerë të medias për të përcaktuar gjendjen e lirisë së medias dhe për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e gazetarëve.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se do të dërgonte në gjyq gazetarin gjerman Peter Tiede për publikimin e përgjimeve në të përditshmen “Bild”.

Ky i fundit në një reagim shkruante se Kryeministri vendosi ta padisë ditën kur në vendin e tij po vinte delegacioni i huaj për të monitoruar lirinë e medias.

‘Ditën kur Kryeministri Rama më kërcënoi se do të më padiste për publikimin e përgjimeve, një grup delegacioni zbarkon në Tiranë lidhur me lirinë e medias, fjalës së lirë nga Bashkimi Europian.’-  ka shkruar gazetari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY