Meta nuk e lë pa përgjigje Ramën: Po mbaj shënim personat që...

Meta nuk e lë pa përgjigje Ramën: Po mbaj shënim personat që shkelin ligjin

89
0
Shares

Përplasja mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta ka kaluar deri tek insitucionet që ata kanë në drejtim.

Sot janë berë dy komunikimi përmes njoftimesh, ku secili prej tyre ka shigjetuar njëri-tjetrin, duke dhënë mesazhe të forta për situatën e krijuar.

Pas përgjigjes së Ramës mbi rikthimin e vizave, të cilin Meta e shihte si rrezik, presidenca i është kundërpërgjigjur sërish.

Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë.

Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”,– thuhet në reagimin e zëdhënësit të  Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY