“Dekreti i Metës inekzistent”, deklarata e KQZ për përplasjet, reagon Zguri

“Dekreti i Metës inekzistent”, deklarata e KQZ për përplasjet, reagon Zguri

130
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon me ultimatumet e tij, ndërsa sot kërkoi ne menyre të çuditshme që dekreti i Metës të konsideroj inekzistent.

Ne nje deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ u kërkoi Bashkive të mos bejne veprime kundër ligjit, pasi do të përkthehen në vepra penale. (kliko ketu)

Veprime të tilla përbëjnë vepër penale sipas nenit 248 “Shpërdorim i detyrës”, nenit 325 “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe nenit 326/a “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Penalizimi për këto vepra, është edhe shkak për moszgjedhje/mosemërim në funksionet publike, sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” (dekriminalizimi)”,-shprehej në deklaratën e saj zedhenesja.

Për kreun e KQZ-së, Zguri deklarata e sotme nuk është qëndrimi i Komisionit, por vetëm i 4 prej anëtarëve të saj.

Deklarata është qëndrim i katër anëtarëve të Komisionit, është qëndrim vetëm i anëtarëve, jo qëndrimi im’-u shpreh Zguri.

Edhe më herët Klement Zguri ka braktisur mbledhjet e KQZ-së duke deklararuar se nuk e vë në diskutim qëndrimin e presidentit të Reublikës i cili përmes dekretit ka anuluar zgjedhjet  vendore të 30 qershorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY