Arrestohet Michel Platini, akuza e rëndë për korrupsion

Arrestohet Michel Platini, akuza e rëndë për korrupsion

124
0
Shares

Ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini është arrestuar pas një hetimi për korrupsion në procesin përzgjedhjes së Katarit si organizator për Kupën e Botës 2022.

Legjenda franceze Platini, 63, u zgjodh në vitin 2007 dhe shërbeu si president deri në vitin 2015 kur u ndalua nga Komiteti i Etikës i FIFA-s për një seri shkeljesh.

Mediapart pretendon se Platini është marrë në paraburgim të martën në mëngjes, si pjesë e hetimit për dhënien e Kupës Botërore në Katar.

Ai thuhet se është marrë në ambientet e Zyrës Anti-Korrupsion të Policisë Gjyqësore (OCLCIFF). Ai dyshohet dhe akuzohet se ka favorizuar dhe ka manipuluar votat në favor të shtetit arab, për t’u përzgjedhur pritës i Kupës së Botës.

Katari u emërua si epiqendra e  Kupës Botërore në dhjetor 2010, por ka pasur një numër të polemikave në lidhje me përshtatshmërinë e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY