Përplasje dhe në Tropojë, nuk lejohen materialet zgjedhore brenda KZAZ-së

Përplasje dhe në Tropojë, nuk lejohen materialet zgjedhore brenda KZAZ-së

102
0
Shares

Përplasjet për zgjedhjet janë prezente që prej ditës së djeshme, situatë e cila ka filluar me zbatimin e dekretit të Metës nga Bashkitë me udhëheqës opozitar.

Pas Shkodrës, përplasje ka patur dhe Në KZAZ-në e Tropojës, ku mësohet se janë shkatërruar të gjitha materialet zgjedhore. Dhjetëra njerëz janë mbledhur herët në mëngjes pranë KZAZ-së, duke thyer xhamat si dhe shkatërruar derën.

Më pas janë futur brenda duke prishur të gjitha materialet zgjedhore, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet me policinë.

Ndërkohë pas incidenteve ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e cila në një  komunikatë që pati para mediave, u shpreh se Policia e Shtetit është prej shumë kohësh jashtë shinave të ligjit, duke i shërbyer qëllimit kriminal të Edi Ramës për të uzurpuar me forcë atë që nuk fiton dot me votë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY