VIDEO/”O mashtrues”, momenti kur Rama përballet me protestuesin para hotelit në Londër

VIDEO/”O mashtrues”, momenti kur Rama përballet me protestuesin para hotelit në Londër

145
0
Shares

Shqiptarët në Londër kanë protestuar kundër kryeministrit Edi Rama pasi qeveria shqiptare është kapur në përgjime në bashkëpunim me mafian për vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2017.

Me pankarta dhe thirrjet “Rama ik” qytetarët kanë kërkuar largimin nga detyra e kryeministrit të Shqipërisë pas publikimit të bisedave ku provohet blerja e votës me paratë e krimit.

Kryetari i PD-së në Londër Naim Hasani tha se gazeta më e madhe në Europë BILD ka publikuar përgjime të cila dëshmojnë se kjo qeveri ka ardhur në pushtet nëpërmjet mashtrimit, krimit elektoral, blerjes dhe shitjes së votës.

Z. Hasani tha se në çdo vend të Europës po të kishin dalë tmerre dhe regjistrime të tilla origjinale, autentike nga vetë autoritetet ligjzbatuese shqiptare, i gjithë populli do të ishte në këmbë.

Sot protestojmë vëllezër dhe motra shqiptare kudo që na ndiqni nga Londra z. Rama, kryeministrit të kasetave të krimit dhe turpit shqiptar. Shqiptarët nuk mund ta tolerojnë një diktaturë të re në Europë, nuk mund ta tolerojnë sundimin e Shqipërisë, nga një oligark, nga një kryekriminel. Ju kërkojmë të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, liria, demokracia, barazia përpara ligjit, e drejta e votës, janë principet kryesore të çdo shoqërie demokratike”.

Shqiptarët në Londër kundërshtojnë me forcë që qeveria shqiptare të qëndrojë në detyrë për sa kohë Shqipëria cilësohet delja e zezë e Europës.

*Ky eshte momenti kur Rama hyn në hotel dhe përballet me një protestues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY