“Mbaje veten kalorës”, Maliqi ironizon Ramën: Do mbetesh vetëm me Tao Taon...

“Mbaje veten kalorës”, Maliqi ironizon Ramën: Do mbetesh vetëm me Tao Taon dhe Ciu Ciun

120
0
Shares

Deputeti  Lefter Maliqi sërish ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, ku ne qender të sulmeve të tij ka kryeministrin Rama.

Maliqi ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas përgjimeve të reja të të përditshmes gjermane Bild. Ndërsa ironizon kryeministrin Edi Rama, Maliqi i drejtohet atij me fjalët ‘kalorës’ e i kërkon të heqë dorë nga fallxhorët e doktorë.

Mbaje veten Kalorës. Hiq dorë nga fallxhoret dhe doktorët ne shqiperi se te doli boja. Vizitohu te jesh mire. Pasi mekatet,genjeshtrat,prapaskenat, shitja e bashkëpunëtorëve,futja ne burg e disa prej tyre,mallkimet e nenave per prishjen e shtepive,futja ne burg per energji elektrike,per 3 gr droge etj,varferia,pasiguria ,zhgenjimi qe u bere socialisteve duke i sherbyer vetëm nje grup oligarkesh Rilindas dhe bandash te krimit qe plackiten pasurit,rrembyen tenderat,vodhen cgjeten perpara,blene,mashtruan,joshen,kercënuan votuesit,po te kthehen në makth.

Hiq dore nga portokallia me Ertv e famshme,hiq dore nga tepsia ,hiq dore nga çmënduria e perplasjes civile te 30 Qershorit,hiq dore nga padia ndaj Gazetarit te Bildit.Mbaje fort veten se sot do të ngecin dhe negociatat dhe se shpejti kalores do mbetesh vetem me tao taon dhe ciu ciun.Hidhi nje sy filmit vdekja e kalit para se të cosh vendin në katastrof në 30 Qershor.

Keqardhje per ty mbete lakuriq nga mendja,trupi,karakteri e dinjiteti.Beju pak burre,zbriti kalit,mbaj këmbet ne tokë hiq antiplumbin dhe perballu ne terren te hapur ne kushte te barabarta.Pas beteje ik prap në Francë rriti thonjt ha makarrona luaj basketboll po te doli koha pikturo Rilindjen.” – shkruan Maliqi në facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY