KPK ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin Kastriot Selita dhe pse gjatë procesit, u hasën pengesa. Ai është me detyrë kreu i Gjykatës Administrative në Tiranë.
Gjyqtari Selita ishte kryetar i trupës gjykuese, e cila në Shkurt 2019 vendosi përfundimisht që shtetasi Bledar Valikaj, bashkëshort i deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, të emërohet prokuror, pas një procesi gjyqësor me institucionin e Presidentit të Republikës.
Kastriot Selita, i cili është edhe Kryetar i Gjykatës së Apelit Administrativ, u përzgjodh anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në Nëntor 2017.
Gjyqtari Kastriot Selita, ndër të tjera, ka qenë kryetar i trupës gjykuese, e cila në vitin 2016 vendosi që të urdhërojë Presidentin e Republikës për të emëruar “prokuror” shtetasin Bledar Valikaj, bashkëshorti i deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj.
DENONCIMET NDAJ TIJ
KPK ka konstatuar se kryegjyqtari ka mundësi financiare për të justifikuar këtë pasuri nisur edhe nga një trashëgimi e bashkëshortes, e cila para martese ishte pronare e një banesë në Tiranë nga shitja e te cilës kishte mundësuar edhe blerjen e apartamenteve.
Por ndaj kryegjyqtarit ishin paraqitur ne KPK një denoncim nga një grup gjyqtarësh të Apelit Administrativ ku pretendohej se në çështjen e vitit 2016 të Bledar Valikaj bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj dhe Presidentit te Republikës kishte një komplikim juridik. Sipas denoncimit trupi gjykues ku bënte pjese edhe Selita ka luajtur rol aktiv ne urdhërimin e KLP-së. Por sipas Selitës vendimi nuk ka qenë detyrues ndaj KLP për të ndërmarrë veprime ekstra ligjore.
Ndërkohë një tjetër denoncim për gjyqtarin e apeli të administrativ ishte bere edhe ne lidhje me figurën. Po një grup kolegësh të tij gjyqtarë të kësaj gjykate e kishin denoncuar për kontakte me një person të papërshtatshëm me inicialet L.H element sipas tyre i përfshire në krime në fushën narkotike dhe evazionit fiskal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/