Përgjimet e ‘Bild’/ Gazetarja Lala: Gjykatat shqiptare në amulli, prokurorët kundër njëri-tjetrit

Përgjimet e ‘Bild’/ Gazetarja Lala: Gjykatat shqiptare në amulli, prokurorët kundër njëri-tjetrit

128
0
Shares

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka komentuar përgjimet e publikuara sot nga gazeta gjermane ‘Bild’, ku shfaqeshin biseda mes zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama.

Gazetarja theksoi se përgjimet treguan se ky fenomen është i njohur në Shqipëri.

Lala pohoi se ajo e ka takuar personalisht gazetarin gjerman Peter Tiede, por nuk komentoi se si kanë rënë në dorë të gazetarit përgjimet e dosjes 184.

‘Ajo që duam të them në lidhje me përgjimet në fakt duhet thënë  se kjo dosje fle të paktën prej tre vitesh.  Përgjimet na treguan se ka edhe zyrtarë të përfshirë. Realisht fenomeni është i rëndë.

Situata në gjykatat shqiptare është një amulli. Ka interferenca të ndryshme. Unë e kam takuar gazetarin dhe nuk e kam pyetur për burimet. Pavarësisht burimit, tregon se sa e rëndë është fenomenin i blerjes së votave dhe deri ku shkon kjo masakaradë. Zonja Marku në këtë çështje është me zero bilanc.

Prokuroria duhet të na shpjegojë që a ka ndodhur vetëm në Dibër, apo në të githë Shqipërinë, ky është fenomen shqetësues.

Publikimi i dosjes 339 ka të paktën 10 muaj që prokurorja Arta Marku dhe zyrtarët e saj i kanë në zyrat e tyre’ tha gazetarja Klodiana Lala.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY