Përgjimet e ‘BILD’/ Basha: Ndihem i trishtuar, Rama krimineli i përsosur i...

Përgjimet e ‘BILD’/ Basha: Ndihem i trishtuar, Rama krimineli i përsosur i këtij ambienti të mbrapshtë politik

75
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar ne nje komunikim per mediat pas publikimeve te disa pergjimeve mbi blerjen e votave nga Qeveria e Rames.

Basha: Si njeriu që për gjashtë vjet rresht është përpjekur çdo ditë t’i bëjë njerëzit të shikojnë atë, që sot është shpalosur hapur para syve dhe veshëve të gjithë botës, do të duhej që sot të ndjehesha mirë dhe i çliruar nga një barrë e madhe.

Sot, kur nuk ka më njeri që nuk është bindur se i vetmi projekt që ka patur Edi Rama është plaçkitja e Shqipërisë përmes pushtetit në ortakëri dhe aleancë me çdo keqbërës të mundshëm, nga ata të botës së malavitës tek ata të botës së mercenarëve publikë;

Sot, që çdo njeri e ka kuptuar se Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin për të blerë, frikësuar, dhunuar dhe ndëshkuar qytetarët, me qëllim manipulimin e votës,

Pikërisht sot, unë dhe të gjithë demokratët, duhet tw ndiheshim të shpaguar për shpërfilljen, përçmimin, sharjet, sulmet, dhe dhunën e padrejtë që është derdhur mbi ne nga të gjitha anët, që nga nga qeveritarët e korruptuar tek interesaxhinjtë, servilët dhe mercenarët e tyre por edhe nga naivët, edhe të pafajshmit dhe të paanshmit që nuk shikonin dot atë që shikonim ne.

Por unë sot ndjehem keq dhe i trishtuar.

Ndihem keq për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri, si popull.

Jam i trishtuar, sepse sot një votë kushton 4 mijë lekë në pazarin e mosbesimit dhe tradhtisë që politika i ka bërë interesave të njerëzve të thjeshtë.

Ky është dënimi më i rëndë që mund t’i bëhet politikës, sepse një politikë që ka humbur besimin e njerëzve ka humbur çdo gjë.

Ky është dënimi më i madh që mund t’i bëhet një shoqërie, sepse kur politika nuk është më mjet në duart e njerëzve do të thotë se në atë shoqëri nuk ka më liri dhe demokraci.

Së dyti, jam i trishtuar nga niveli ku ka përfunduar shteti i shqiptarëve:

Sot shteti është një lukuni banditësh qëllimi i vetëm i të cilëve është plaçkitja dhe dhunimi i njerëzve, për t’u mburrur dhe gëzuar pastaj në gostitë e financuara me plaçkën e vjedhur.

Në këtë shtet edhe nëse ka njerëz të ndershëm – ata dhunohen, çnderohen dhe vihen përditë para zgjedhjes fatale, ose të bëhen hajdutë për partinë ose të flaken në rrugë.
Edi Rama është fajtori kryesor për gjendjen ku ne ndodhemi.

Ai është dhe do të shënohet në historinë tonë si një figurë thellësisht kriminale.

Historia nuk blihet me para dhe Edi Rama nuk e blen dot historinë as me paratë e gjithë drogës dhe të krimit të botës.

Por Edi Rama nuk është shpjegimi i vetëm i gjendjes ku ne jemi.

Dështimi për t’u përballur seriozisht me korrupsionin është një nga shkaqet që prodhoi Edi Ramën.

Mungesa e një ekonomie të vërtetë konkuruese dhe të lire është një nga shkaqet që prodhoi oligarkët e sotëm, të cilët, ndonëse nuk lindën me Edi Ramën u fuqizuan në mënyrë marramendëse në bashkëpunim me të.

Mungesa e vazhdueshme e demokracisë partiake wshtë një nga shkaqet që na solli tek autokracia kriminale e Edi Ramës.

Mungesa e elitave moderne është shkaku që ka prodhuar media të kapura dhe intelektualë të shitur gati për ti shërbyer çdo qeverie por më shumë se kujt regjimit të Edi Ramës.

Këto janë problemet tona.

Edi Rama është thjesht krimineli i përsosur i këtij ambienti të mbrapshtë politik, ekonomik dhe shoqëror.

Për të mos e përsëritur më të keqen që po provojmë duhet të ndryshojmë thellësisht çdo gjë.

Natyrisht, Edi Rama është kriminel me të cilin duhet të merremi para se të merremi me cdo gjë tjetër.

Pa largimin e Edi Ramës dhe të klikës kriminale që është sot në pushtet

nuk do të ketë asnjë hap përpara

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY