Përgjimet e “BILD”, gazetarja e njohur paralajmëron dorëheqjen e Ramës?

Përgjimet e “BILD”, gazetarja e njohur paralajmëron dorëheqjen e Ramës?

234
0
Shares

Përgjimet e publikuara nga gazeta “BILD” kanë sjellë edhe reagimin e gazetares, Sonila Meço.

Por ndryshe nga të gjithë reagimet paraardhëse, Meço ka zgjedhur që në këtë moment kritik të sjellë një situatë të ngjashme në 2011 me presidentin gjerman Ëulff.

Meço shkruan se në 2011 kur “BILD” do publikonte një artikull për një skandal huamarrjeje të Wulf, ky i fundit kishte kërcënuar me hapa ligjorë gazetarët dhe vetëm 1 vit më pas, në 2012 ai dha dorëheqjen.

Tashmë se çdo të bëjë kryeministri Rama, mbetet për t’u parë.

Reagimi i Sonila Meços:

Në dhjetor 2011 presidenti gjerman Wulff merr në telefon kryeredaktorin e Bild, Kai Diekmann, një ditë para se tabloidi të publikonte një skandal huamarrjeje të tij.

Wulff, që ndodhej për një vizitë zyrtare në Gjirin Persik lë një mesazh agresiv në sekretarinë telefonike për Diekmann duke e kërcënuar me padi kundër gazetarëve të Bild, nëse publikonin artikullin.

Madje Wulff u shpreh për një “luftë” të vërtetë me Bild.

Wulff madje u përpoq të ndërhynte duke telefonuar Matthias Doepfner, Drejtorin e Axel-Springer, që zotëron si shtëpi botuese ndër të tjera edhe Bild. I përsëriti të njëjtin kërcënim, hapa ligjorë kundra gazetarëve të Bild.

Dy ditë më vonë, Wulff i kërkoi ndjesë kryeredaktorit të Bild. Artikujt u publikuan.

Në shkurt 2012 Wulff dha dorëheqjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY