Pas publikimit të përgjimeve nga Bild/ Qindra qytetarë vërshojnë drejt selisë blu

Pas publikimit të përgjimeve nga Bild/ Qindra qytetarë vërshojnë drejt selisë blu

98
0
Shares

Pas bombës së dytë që hodhi gazetari gjerman Peter Tiede, me publikimin e 16 audio-përgjimeve të tjera të cilat tregojnë aferat korruptive në shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të 2017 në Dibër, referuar situatës së rëndë politike kryesia e FRPD-së ka thirrur një mbledhje urgjente në selin blu.

Sipas raportimeve mësohet se në mbledhjen e Kryesisë pritet të diskutohet në lidhje me mënyrën se si do të procedohet gjatë protestës së 21 Qershorit dhe audio-përgjimet e Bild.

Ndërkohë, burime mediatike bëjnë me dije se qindra simpatizantë dhe militant të Partisë Demokratike janë grumbulluar përballë selisë.

Po ashtu në mbledhje pritet të diskutohet edhe për thirrjen antiligjore, sipas PD-së, që Prokuroria po i bënë kryedemokratit Basha. Kujtojmë se pak orë më parë në kudër-përgjigje të deklaratës së kryedemokratit Basha i cili u shpreh se: “Ishte i gatshëm për t’u paraqitur në prokurori, sapo ajo të zbatojë me përpikmëri ligjin, duke refuzuar zbatimin e ultimatumit të dhënë nga ana e këtij institucioni.”, Prokuroria e Tiranës ka dorëzuar në polici kërkesën për shoqërimin e detyruar të Bashës në datën 20 qershor

Basha u thirr si i pandehur nga Prokuroria pak ditë më parë, për të dëshmuar në lidhje me kontratat e lobimit në SHBA, ndërsa së bashku me Bashën janë thirrur edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, të cilët po ashtu e kanë cilësuar si të paligjshme thirrjen e Prokuroris

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY