Vjedhja e votës/ Prokuroria nuk heton vjedhjen e votës, por, hetim për...

Vjedhja e votës/ Prokuroria nuk heton vjedhjen e votës, por, hetim për nxjerrje sekreti

71
0
Shares

Prokuroria për Krime të Rënda ka reaguar pas publikimeve të reja nga e përditshmja më e madhe0 gjermane Bild, lidhur me shitblerjen e votës dhe shantazhimin e qytetarëve për të votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme vendore në Dibër.

“Nisur nga publikimet audio te bëra sot me date 17.06.2019 ne gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal”,thuhet në njoftimin e Prokurorisë, ku ndër të tjera theksohet se po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cenuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit”, përfundon deklarata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY