PERGJIMET/ “Te votojne hapur te gjithe se ndryshe ua **i robt

PERGJIMET/ “Te votojne hapur te gjithe se ndryshe ua **i robt

152
0
Shares

Ne pergjimet 12 dhe 13 te publikuar nga ‘BILD’ është kapur Kreu i Drejtorisë Arsimore të Dibrës, Drini Gjeçi, i cili telefonin drejtorin e Shkollës së Reçit, Reshat Elezaj pasi ia kërkoi Pjerin Ndreu.

Duke zbatuar urdhrat e Ndreut, Gjeçi e kërcënon Elezajn duke i thënë se duhet të votojë haptas në qendrën e votimit për PS ai dhe familja, ndryshe duhet të kërkojë për një punë tjeter.

Ndërkohë, nën kërcënim, Elezaj i thotë se do ta bëjë siç i thonë socialistët.

Përgjimi 12

Drini Gjeci Drejtor Rajonal i Arsimit në Dibër në bisedë me drejtorin e Shkollës Reç, Reshat Elezi. Ku i kërkon këtij të fundit të deklarojë hapur votën e tij dhe të familjes, pasi i ka rënë në vesh që kërkon ta dredhë.

Reshat Elezi: Alo, mirëmgjes drejtor

Drini Gjeci: Mirëmgjes. Si kalove? Je mirë?

Reshat Elezi: Çkemi, mirë, a u lodhe?

Drini Gjeci: Mirë. Ku je?

Reshat Elezi: Jam këtu te qëndra e votimit

Drini Gjeci: Po a i ke marrë të gjithë ata të familjes?

Reshat Elezi: Të shtëpisë? Jo, sjanë tu ardh me votu tani.  Ma vonë shkoj i marr, ma vonë, ma vonë

Drini Gjeci: Dëgjo këtu

Reshat Elezi: Se tani jam në rrugë….

Drini Gjeci: Në ça qendre voto ti?

Drejtori i Shkollës: Në Zall Reç

Drini Gjeçi: Dëgjo se kam informacione jo të mira unë andej. Sot vota jote 1 dhe vota e familjes tënde 2 do deklarohen haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashke me familjem, gjeje ku do shkosh

Reshat Elezi: Drejtor mos e vrit mendjen, Mos e vrit mendjen. Se dua me thënë për inat. Janë llafe njerëzish dhe mos e vrit mendjen, për atë punë fare ti

Drini Gjeçi: Ore të deklrarohet haptas, haptas, po them haptas. haptas

Reshat Elezi: Ore mos e vrit mendjen , pa merak

Drini Gjeçi: Me gjithë familjen

Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak…..

Përgjimi numër 13

Drejtori i Arsimit në Dibër Drini Gjeçi telefonon shtetasin Lavdrim Murati.

Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?

Murati: Po.

Gjeci: Drejtori i Arsimit të flet.

Murati: Urdhro.

Gjeci: A ke votuar?

Murati: Jo akoma.

Gjeci: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?

Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.

Gjeci: Çfarë radhe?

Murati: Radha or ti.

Gjeci: Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.

Murati: Ça flet o Drejtor?

Gjeci: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua.

Murati: Më vjen keq.Të paskan sinjalizuar gabim.

Gjeci: Këtë llaf po të them.Ti e di vetë.

Murati: Në rregull.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY