“Edi Rama në grahmat e fundit, gati t’i vejë flakën Shqipërisë”

“Edi Rama në grahmat e fundit, gati t’i vejë flakën Shqipërisë”

138
0
Shares

Ish deputeteja e PD Orjola Pampuri ka reaguar duke kritikuar sjelljet e fundit të kryeministrit Rama.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Pampuri shkruan se në këto momente e vetmja gjë i vjen në ndihmë Ramës, duke e quajtur dhe dictator, është shantazhi, kërcënimi, madje je gati t’i vejë flakën Shqipërisë.

Edi Rama në grahmat e fundit të qeverisjes se tij me banditët, e ka perfshirë paniku dhe endet si një gjarpër me kokë të prerë…..

Frika nga përgjimet që do të publikojë gazeta Bild sot dhe të enjten, protesta e madhe qytetare e ditës së premte, ka bërë që Edi Rama të gjendet përballë krizës së madhe të panikut, e cila e nxit të ndërmarrë nisma të çmendura, vetëm për të përmbushur nevojën e madhe për vetëmbrojtje.
Edi Rama, fundi yt si kryeminister do të jetë teper i hidhur, orët e tua si kryeministër tashmë janë të numëruara. Sigurisht në këto momente e vetmja gjë që të vjen në ndihmë ty e çdo diktatori si ty, është shantazhi, kërcënimi, madje je gati t’i vesh flakën Shqipërisë, për t’i qëndruar besnik delirit tënd, që të solli deri këtu. Ty dhe marionetave e hienave të tua vetëm burgu mund t’ju bëjë derman.
Ulu i qetë për pak orë, surpriza të mëdha të presin..”,-
shkruan ish-deputetja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY