Qeveria i shmanget përballjes, shtyhet përsëri dekreti i Nishanit për mbetjet

Qeveria i shmanget përballjes, shtyhet përsëri dekreti i Nishanit për mbetjet

59
0
Shares

Parlamenti shqiptar nuk do shqyrtojë as këtë të enjte dekretin e Presidentit për mbetjet. Seanca plenare e parashikuar për nesër nuk e ka përfshirë në programin e saj duke tentuar kështu të ulë me kalimin e kohës edhe rezistencën e qytetarëve dhe shoqërisë civile.

Në respekt të afateve të caktuara nga rregullorja, Komisioni i Veprimtarive Prodhuese duhej të shqyrtonte brenda të martës dekretin e Nishanit, që e cilëson në kundërshtim me Kushtetutën atë pjesë të ligjit që lejon imporin e mbetjeve. “Nuk kemi ngut”, komentojnë jashtë kameras deputetë të Partisë Socialiste, ndërsa motivet që vazhdojnë të mbajnë në sirtaret e Kuvendit dekretin e Presidentit, duket se kanë të bëjnë më shumë me ekuilibrat brenda mazhorancës, sipas abcnews.

Rikthimi i importit të mbetjeve u prit me protesta nga shoqëria civile dhe Edi Rama kërkon ta ndajë përgjegjësinë me aleatin e tij kryesor, Ilir Metën. Por kreu i LSI-së është i ndërgjegjshëm se kosto elektorale, kur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet, nuk do të ishte e lehtë.

Mazhoranca i bëri disa amendime ligjit dhe u përpoq të fitojë kohë duke deklaruar se priste një opinion nga Komision Europian, i cili erdhi këtë fillim-jave, duke mbështetur draftin e Qeverisë.

“Duke mbajtur parasysh situatën specifike të Shqipërisë në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe mungesën e një infrastrukture të përshtatshme në vend për këtë menaxhim, ne besojmë se amendamentet ndaj Ligjit të Integruar të Mbetjeve janë të mirëadoptuara dhe i përshtaten Shqipërisë në këtë moment”, thuhet në këtë dokument.

Por shoqëria civile e ka bërë të ditur se nuk pranon korigjime të tekstit. Ndërkaq qeveria e ka shumë të lehtë të marrë nga burokratët e Brukselit letra me cfarëdo përmbajtje për shkak të raportimeve të zyrës së BE në Tiranë që është e afiluar plotësisht me qeverinë dhe pikëpamjet e saj.

Shoqëria civile do të niste protestën qysh sonte para Kuvendit ndërsa nesër Parlamenti do të rrethohej nga mijëra qytetarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY