“Siguria e Bashës në rrezik”, gazetari: Dikush t’i thotë mister Kimikut se...

“Siguria e Bashës në rrezik”, gazetari: Dikush t’i thotë mister Kimikut se nuk është lojë me zorra gazi kjo

79
0
Shares

Ditën e sotme është shpërndarë me shpejtësi informacioni se kryetarit të opozitës, Lulzim Basha i kërcënohet jeta dhe siguria e tij.

Nga ministria ne Brendshme nuk ka asnjë reagim lidhur me këto zhvillime. Në një letër të dërguar ministrit nga Gazmend Bardhi, thuhej se ishte ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, i cili kishte thërritur në takim shoqëruesin e Lulzim Bashës Feim Dollapi, dhe i kishte shpjeguar indiciet që rrezikojnë sigurinë e krydemokratit.

Pikërisht ky takim informal i organizuar nga Lleshaj është cilësuar nga demokratët si një shantazh i pastër, i kryer jashtë çdo standardi institucional. Kjo çështje ka marrë dhe vemendjen e të tjervë. Një reagim ka dhënë dhe një gazetar i njohur, Klodian Tomorri, i cili e cilëson këtë situatë jo lojë, por serioze.

Rilindesit nuk rreshtin asnjehere se te surprizuari me aftesine e tyre unike shtetndertuese.

Merr qeveria informacion se i kercenohet jeta liderit te Opozites dhe (nese eshte e vertete) ne vend qe te alarmohet e te ngreje shtetin ne kembe, con ministrin e brendshem te pije cigare me bodyguardin e Bashes.

Ma merr mendja duke dredhur cigaren, Lleshaj i ka thene truprojes dhe shoferit te Bashes kur te keni naj rruge per ne Jug, bjerini nga Ndroqi, jo nga autostrada se kemi ca info se mund t’ju dale ndonjeri me kallash para.

Po mire, ministrit te brendshem ndoshta i duket shteti si loje kalamajsh, ku me i zoti eshte ai qe sperkat tjetrin me gaz. Por keto institucionet tona, vlejne per ndonje gje?

Qeverite perballen me skandale dhe situata te veshtira kudo. Por ne ka nje gje qe nuk do e donte asnjera, eshte pikerisht te jene ne kete situate: ku t’i kercenohet jeta liderit te opozites. Dikush duhet t’i thoje mister Kimikut se nuk eshte loje me zorra gazi kjo. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY