“Rama, urdhër për arrestimin e Bashës”, PD: Presion kriminal për të larguar...

“Rama, urdhër për arrestimin e Bashës”, PD: Presion kriminal për të larguar vëmendjen

81
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas informacioneve të fundit lidhur me kryetarin Lulzim Basha.  Partia Demokratike akuzon drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, se po ushtron presion ndaj prokurorëve të cështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj prokurorëve të cështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij.

Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD.

Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës.

Kamikazaja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij”,-ka thene ne deklaratën e tij sekretari Gazmend Bardhi.

LIVE

LIVE – Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 17 juin 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY