Seanca parlamentare, Balla me urgjencë në deklaratë për mediat

Seanca parlamentare, Balla me urgjencë në deklaratë për mediat

108
0
Shares

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon ditën e sotme punime lidhur me raportin e prokrurores së Përgjithshme, Arta Marku mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018.

Pas raportit të saj, gjatë seancës do të diskutohet lidhur me raportin e veprimtarisë vjetore të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2018.

Më pas do të votohet për disa projektligje që kanë lidhje me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Nga Kuvendi nuk pritet që të mungojnë debatet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat presidenti Meta vendosi që t’i shtynte disa ditë më parë.

Ndërkohë pak minuta para fillimit, kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla njoftoi për një deklaratë urgjente për mediat.

Ju bej me dije se ne oren 9.30 te Kryesia e Kuvendit (salla e konferencave per shtyp) z. Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar te PS do kete nje konference urgjente per shtyp”- thuhet ne njoftimin e derguar per mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY