Aksidenti në Tiranë, gazetari zbulon detaje: ‘Kush ishte familja që u shua...

Aksidenti në Tiranë, gazetari zbulon detaje: ‘Kush ishte familja që u shua tragjikisht?’

219
0
Shares

Mesnatën e djeshme ka ndodhur një aksidenti në rreth-rrotullimin e autostradës Tiranë- Elbasan, ku mbetën të vdekur 3 anëtarët e një familje dhe  një nga vajzat është në vdekje klinike.

Më shumë detaje rreth kësaj familje ka dhënë gazetari Gjergj Marku, i cili tregon se anëtarët  e familjes Bibaj janë me origjinë nga Mirdita dhe kanë ndërruar jetë Bardhok, Valentina, Florida, ndërsa në reaminacion ndodhet Xhuljana.

Sipas Markut, familja mirditore që jetonte në Tiranë, po kthehej nga festimi i ditëlindjes së Florida Bibajt nga një lokal në periferi të Tiranës , ndërsa fuoristrada e drejtuar nga A. A. një mik i tyre, ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Statusi i plotë:

Me nje lajm tragjik: aksident fatal per familjen BIBAJ!…

(Per te mos prishur shijen e nje dasme te bukur sot (me sa duket jeta keshtu eshte, me te mira e hidherime bashke), nuk e publikova lajmin me pare.

Behet fjale per nje aksident fatal, qe u mori jeten dy bashkeshorteve BIBAJ me origjine nga Mirdita, femijes se tyre dhe femijes tjeter ne vdekje klinike tashme.

Aksidenti ku është përfshirë mjeti, me të cilin udhëtonin katër pjesëtarët e kësaj familje, është shënuar në rreth-rrotullimin e autostradës Tiranë- Elbasan ndërsa Bardhok, Valentina, Florida kanë humbur jetën, ndërkaq vajza tjetër Xhuljana ndodhet në reanimacion, në vdekje klinike.

Familja mirditore qe jetonte ne Tirane, po kthehej nga festimi i datëlindjes së Florida Bibajt nga një lokal në periferi të Tiranës ndërsa fuoristrada e drejtuar nga A. A. një mik i tyre, ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Gjithçka ka ndodhur në ora 12:15 minuta të nates.

Goditja e parë ka qenë e fortë me nje pjesë betoni, i cili është shkërmoqur ndërsa mjeti ka bërë 4 rrotullime për të përfunduar në mes të rrugës.

Ndërhyrja për nxjerrjen e trupave ka zgjatur deri në orën 03.00 të mëngjesit ndërsa është dashur dhe ndihma e shërbimit zjarrfikës. Familja po kthehej nga festimi i ditelindjes se vajzes 22 vjecare, Floridës.

Shenim: Duke qene se me jane dretjuar shume miq e te tjere per te dit origjinen e familjes ne fjale, njerez te aferm me bejne me dije se Bardhok Bibaj, qe e therrisnin dhe me mbiemrin Shkurti, eshte lindur ne Shengjin te Fanit, Mirdite, martuar me Valentina Lleshin nga Proseku, te rene prej vitesh ne Tirane, ku punonin me nje lokal te tyrin.

Duke i ngushelluar te gjithe te afermit e miq, le te lutemi per shpirtin e tyre!)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY