PËRGJIGJA E STUDENTES/Nesër, Lindita Nikolla dhe Mirela, takim në orën që mban...

PËRGJIGJA E STUDENTES/Nesër, Lindita Nikolla dhe Mirela, takim në orën që mban numrin ters

78
0
Shares

Studentët do të protestojnë nesër në mesditë në ora 13:00, te Ministria e Arsimit për të kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Me këtë rast ajo merr edhe përgjigjen nga studentët për deklaratën e saj në televizion lidhur me Mirela Rukon të cilën e kërcënoi se “gabimi do ta ndjekë gjatë gjithë jetës”.

Mirela u bëri thirrje të gjithë studentëve që të mbështesin protestën e tyre nesër te Ministria e Arsimit deri në largimin saj nga posti. Duhet të dalim nga mbështetja në rrjetet sociale thotë ajo. “Të vini të gjithë te ministria. Arsimi ëhstë një e mirë publike që na takon të gjithëve. Nikolla është pjesë e një reforme klienteliste e cila u vërtetua nga skema e regjistrimit të studentëve në universitete”, theksoi ajo.

“Salca e hedhur mbi kokën e ministres Nikolla nuk është fundi, por fillimi i një aksioni të madh studentor dhe qytetar që kërkon dorëheqjen e menjëhershme të saj, si drejtësi për dështimin katastrofik të maturës së sivjetshme dhe si domosdoshmëri për të rregulluar kushtet mësimore dhe jetësore të studentëve.

Kjo ministre, siç e tregoi edhe opinioni publik me aktin e aktivistes tonë, Mirelës, nuk gëzon as mbështetjen dhe as besueshmërinë për të ardhmen e brezave, prandaj duhet dhe do të ikë. Papërgjegjshmëria, paktet klienteliste me universitetet private, shkatërrimi i ëndrrave dhe qëllimeve të mijëra maturantëve, janë arsye të mjaftueshme për shkarkimin e saj”, thuhet në thirrjen e studentëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY