E denoncoi gjenerali, reagon policia: Plagoset 41-vjeçari, në kërkim dy vëllezërit nga...

E denoncoi gjenerali, reagon policia: Plagoset 41-vjeçari, në kërkim dy vëllezërit nga Bulqiza

108
0
Shares

Pas denoncimi të bërë publik nga ish kreu i shtabit të përgjithshëm të FA-ve Xhemal Gjunkshi për një atentat në Bulqizë, ka reaguar policia e shtetit.

Autoritetet kanë konfirmuar se në qytet rreth orës 12:00 është tentuar të vitet një shtetas me inicialet B.D, 41 vjeçar. Ai është qëlluar nga dy vëllezër, të cilët janë shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur për motive banale.

“Rreth orës 12.00, në vendin e quajtur “Unaza e Re,”  Bulqizë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit B.D, 41 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në dorë dhe pasi ka  marrë ndihmë mjekësore ka dalë nga spitali.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga ekspert të D.V.P Dibër në bashkëpunim me Policinë e Bulqizës, është bërë identifikimi dhe shpallja  në kërkim e shtetasve :  A.T, 26 vjeç, dhe M.T, 32 vjeç, (vëllezër) si autorët e dyshuar të kësaj ngjarje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur  për motive të dobëta. Nga ana e policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona për kapjen e tyre.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”-njofton policia.

POSTIMI I XHEMAL GJUNKSHIT:

Tronditet Bulqiza. Policia fsheh krimin.

Asnje reagim nga Qeveria e Krimit.

Siguria qytetare me e e pasigurte se kurre. Qytetaret ndjehen te pasigurte.

A e dini pse hesht Qeveria e Krimit?

Sepse Kryeministri kudo qe shkon neper Shqiperi, shoqerohet nga 500 police te forcave speciale dhe te nderhyrjes se shpejte, qe i merr nga Tirana.

I bej thirje urgjente Policise se Shtetit dhe Prokurorise se Pergjitheshme te analizoje ngjarjen, te nxjerin para pergjegjesise autoret e ngjarjes.

Te mos punojne per ta fshehur ngjarjen.

Mos te presim qe te vriten dhe te meren jete njerezore.

Ja se cfare me shkruan qytetari nga Bulqiza.

Z.gjeneral nje ngjarje e  rende tentative vrasje ne te hyre qytetit Bulqize,eshte qelluar ne drejtim te nje nje kamioni disa here nga Alban Tançi dhe Feruz Shehu ku ka mbetur i plagosur ne dore drejtusi kamionit.Personat e lartpermendur ja me rrekorde kriminale dhe aktiviste te Rilindjes,policia po ben te pamunduren ta fshehe ngjarjen atentatoret levizin me benz c klas me targa fallco italjane dhe me armatim ne çdo kohe dhe policia nuk i bllokon

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY