Rama pritet sërish me protesta në aksin Korçë-Pogradec, përplasje mes Balliut dhe...

Rama pritet sërish me protesta në aksin Korçë-Pogradec, përplasje mes Balliut dhe policisë

95
0
Shares

Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në juglindje të vendit për takimet elektorale, ndërsa është pritur me protesta.

Aktualisht dhjetra qytetarë mbështetës të opozitës kanë dalë në aksin nacional Korçë-Pogradec në fshatin Grabovicë ku po presin largimin e Ramës drejt Tiranës, i cili ndodhet në Pustec.

Bashkë me ta janë edhe ish-deputetët Klevis Balliu, Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari. Të shumta janë forcat e policisë që po monitorojnë protestën.

Debate mes ish-deputetëve dhe numrit dy të policisë së shtetit

Nuk munguan edhe debatet mes oficerëve të policisë dhe ish-deputetëve. Protagonist u bë edhe zv. drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.

Balliu: Po mbroni një bandit. Ti do të marrësh urdhrin për të arrestuar këtë (Ramën) nuk do ta marr unë.

Polici: Po të jetë vendim gjykate.

Balliu: Me vendim gjykate do të ikë ky.

Polici: Çfarë të ketë ligji do ta zbatoj.

Balliu: Po ligji e ka more zotëri se është kap. Turp i madh. Ça i keni këto (flet për praninë e lartë të policisë)? Kush janë këtu Habilajt, Bajrat, Avdylajt?

Qytetari: Ata janë kolegët e Kryeministrit.

Balliu: Domatet nuk prishin asnjë punë. Çfarë ndodh pas këtij provokimi nuk të mbaj dot përgjegjësi.Unë kam ardhur këtu vetëm me i rujt këta dhe ju. Të kam garantuar 1 metër larg çdo oficeri të policisë.Asnjë polic këtu nuk do të derdhë një kokërr djersë për tu shty me asnjë person. Dakord?

Polici: Shumë në rregull.

Balliu: Këtë të garantova unë. Se çfarë bëjnë qytetarët pas provokimit që bëni ju ajo është përgjegjësia juaj. Çdo shoqërim do të quhet politik se kështu është.

Braimllari: Edi Rama ta menaxhojë vetë stresin.

Gjovalin Loka: Nuk ka shans njeri që qytetarit Gjovalin Lokaj t’ia heqë pantallonat nga koka.

Balliu: Çfarë pantallonash?

Gjovalin Lokaj: Ata që e kanë shkruajtur të mbajnë përgjegjësi.

Balliu: Kë kërcënon?

Gjovalin Loka: Atij që i ka thënë.

Braimllari: Ruajt qetësinë, mos merr ngarkesën e Ramës se është turp./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY