ERGI DINI/Poezia tragjike një ditë para vdekjes së të birit: Mbi buzët...

ERGI DINI/Poezia tragjike një ditë para vdekjes së të birit: Mbi buzët tua po më pret puthja e fundit…

167
0
Shares

Këngëtari premtues Ergi Dini humbi jetën një ditë më parë ndërkohë që pak orë para vdekjes së tij i ati, një artis nga Shkodra, Dashamir Dini kishte publikuar një poezi për vdekjen.

Sot ai Ergi u përcoll për në banesën e fundit ndërkohë që familja publikoi edhe orarin e ceremonisë mortore.

“Ju njoftojmë se mbrëmë si rrjedhojë e një aksidenti fatal. U nda nga jeta, djali ynë Ergi Dini. Varrimi bëhet në orën 15:30. Familja e Dashamir Dinit, Shkodër”, shkruan i ati, Dashamiri.

Më poshtë është poezia:

ÇAST I KEQ

Vdekja

më vështron

me sytë tuaj…

Retë dhe pulbardhat

digjen nga perëndimi.

Mbi buzët tuaja

prej lamtumire,

më pret puthja e fundit.

Hëh!

Trendafilat prej gjaku

të urrejtjes,

do thahen

në parvazin e horizontit.

Unë pres

i veshur

me smokingun e zi te muzgut,

të takoj ditën tjetër…

Dashamir Dini

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY