DETAJE/Po ktheheshin nga festa, aksidentohen rëndë, shuhet familja me 4 anëtarë

DETAJE/Po ktheheshin nga festa, aksidentohen rëndë, shuhet familja me 4 anëtarë

104
0
Shares

Janë mësuar detajet e para tronditëse nga aksidenti i rëndë i ndodhur afër kryeqytet me një bilanc tragjik viktimash.

Babai, nëna dhe dy vajzat e tyre humbën jetën, ndërsa i afërmi i tyre që drejtonte makinën është në gjendje të rendë. Mësohet se familja kishte qënë duke festuar një ditëlindje në një lokal në Elbasan, para se të ndodhte aksidenti.

Pas festës, rrugës teksa ktheheshin në shtëpinë e tyre në Tiranë ata janë përfshirë në aksident. Paraprakisht thuhet se i afërmi i tyre, që drejtonte mjetin udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY