“Shqiptari i Akropolit mund të ishte edhe kinez por rastisi të ishte...

“Shqiptari i Akropolit mund të ishte edhe kinez por rastisi të ishte shqiptar”

78
0
Shares

Televizioni grek Skai po transmeton intervistën e kryeministrit Edi Rama në të cilën pritet të lajëmrohet një zbutje e tensionit mes dy vendeve.

Një ndër cështjet më të komentuara në median greke ishte një postim i Ramës lidhur me Akropolin e Athinës. Ja pyetja e gazetarit grek dhe përgjigja e Ramës:

Gazetari: Nëse kryeministri grek Tsipras do të postonte në Facebook një status që heroi juaj kombëtar Skënderbeu sipas disa historianëve të njohur ishte gjysmë grek dhe shpëtoi Shqipërinë, si do reagonit ju dhe shqiptarët?

Rama: Nuk mendoj se është e njëjta gjë pasi nuk është një ofendim, përkundrazi do ishte një fakt historik i mirë që një shqiptar u gjet në vendin e duhur, në kohën e duhur për të bërë këto negociata në atë kohë dhe të shmangte bombardimin e Akropolit. Mund të kishte qenë grek, kinez, por ndodhi që ishte shqiptar.

Nuk doja të thosha që shqiptarët shpëtuan Greqinë, doja thjesht të thosha se jetët tona kanë qenë të ndërlidhura dhe popujt tanë kanë qenë kaq të lidhur me njëri – tjetrin në periudha të ndryshme të kohës dhe ne kemi kaq shumë shembuj të mirë që mund të na mësojnë shumë për atë që kemi bërë për njëri tjetrin.

Në vijim Rama ka thëne se camët duhet të lejohen të shohin shtëpitë dhe pronat e tyre dhe ti marrin ato. Ne nuk kemi kurrfarë pretendimi territorial për Greqinë. Ndërsa në lidhje me Shqipërinë etnike nuk është ëndërruar ndonjëherë dhe koncepti i Shqipërisë natyrale nuk është koncept i politikës shqiptare.

Po ashtu Kreministri ka theksuar se ende Greqia ruan ligjin e luftës me Shqipërinë. Le të ulemi, të bisedojmë dhe t’i zgjidhim përmes dialogut gjërat, ka deklaruar Kryeministri shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY