DETAJE/ Provat, Nelgert Pata kishte planifikuar të kryente atentat

DETAJE/ Provat, Nelgert Pata kishte planifikuar të kryente atentat

164
0
Shares

Provat e gjetura në makinën që Nelgert Pata kishte lënë të parkuar në hotelin ku kishte qëndruar ditët e fundit në Fier kanë “përmbysur” hetimet. Përveç dy armëve të tipit kallashnikov që policia gjeti në “Benz”-in e blinduar, ndodhej edhe një shishe me benzinë. Nisur nga ky fakt, hetuesit kanë prova të forta se Pata, para se të ekzekutohej me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar, ka qenë duke përgatitur ndonjë atentat të mundshëm ndaj ndonjërit prej pjesëtarëve të bandës së tij rivale.
Ky dyshim lidhet me faktin se makina që përdorej kohët e fundit nga 34-vjeçari, e cila ishte vjedhur në qytetin e Vlorës, ishte me naftë dhe jo me benzinë. Kështu, Nelgert Pata duket se kishte planifikuar me detaje gjithçka që do të bënte. Për dy armët kallashnikov, dyshohet se njëra do të përdorej nga ai vetë, dhe se shishja me benzinë do të përdorej për djegien e provave.
Burime pranë hetuesve sqaruan më tej se tashmë janë duke u verifikuar edhe tabulatet e telefonit të Nelgert Patës për të hedhur më shumë dritë rreth këtij dyshimi. Nga përgjimet ka rezultuar se viktima ka pasur komunikime të vazhdueshme me disa persona, biseda këto të cilat janë duke u verifikuar nga prokurorët e çështjes. Për këtë ngjarje, policia lokale ka pasur 20 persona të shoqëruar, por asnjë të arrestuar. I vetmi person që është vendosur në pranga është Ari (Ilirjan) Alinani, i cili ishte drejtuesi i mjetit ku mbeti i vrarë Pata. 39-vjeçarit nga Delvina iu komunikua masa e arrestit në ambientet e spitalit të Fierit, për shkak se nga plumbat ai mbeti i plagosur lehtë në krahun e djathtë.
Ari Alinani u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, i akuzuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY