Rama tensionon Shkodren, ve perballe dy policite

Rama tensionon Shkodren, ve perballe dy policite

162
0
Shares

 

Kryetarja e bashkise se Shkodres, Voltana Ademi denoncon sot. E nje konference per mediat provokimet e policise se shtetit ndaj polivise bashkiake.

Ademi tha se provokimet e veglave te Edi Rame janw bere me qellim nxitjen e konfliktit civil.

Deklarata:

Ne ushtrim te detyres se vet ligjore, punonjesit e Policise Bashkiake kane marre masat per te ruajtur objektet nen pronesine dhe administrimin e Bashkise Shkoder.

Gjate ushtrimit te detyres, punonjesit e Policise Bashkiake, gjate dites se sotme, jane shantazhuar nga disa persona civil, qe jane prezantuar si punonjes se Policise se Shetit.
Ata nder te tjera i kane kerkuar verbalisht, qe ne oren 15.30 te paraqiten ne zyren e oficeres se policise gjyqesore Sulela Gerxhaliu.

Ky eshte nje veprim i paligjshem dhe qe nxit konflikt.

Ky eshte nje veprim qe i trajton zyrat e shtetit si sekretar privat te Edi Rames dhe punen shteterore si pune partie.

Nese organi i prokurorise ka ndonje kerkese ligjore lidhur me veprimtarine e Bashkise Shkoder, i kerkoj zyrtarisht te na informoje.

Nese personat civil te prezantuar si punonjes policie, kane keqperdorur emrin e prokurorise, i bej thirrje oficeres se policise gjyqesore Suela Gerxhaliu te zbatoje menjehere ligjin dhe te marr nen pergjegjesi penale personat qe kane abuzuar me detyren, nen emrin e saj.

Bashkia Shkoder eshte e vendosur te zbatoje ligjin dhe i kerkon Policise dhe sipas rastit prokurorise, te ndal menjehere provokimin, ndaj Bashkise Shkoder. Nxitja e konfliktit nga vartesit e Edi Rames nuk i sherben stabilitetit te vendit.

Cenimi dhe shanatzhimi i Bashkise se Shkodres, eshte provokim i rende qe i behet vete qytetareve te lire e te ndershem te Shkodres, qe e duan dhe jane te vendosur per te mbrojtur demokracine.

Si Kreytare e Bashkise se Shkodres jam e vendosur te zbatoje Dekretin e Presidentit te Republikes per shfuqizimin e dates 30 Qershor. Asnje kercenim, nuk me ndal, as mua dhe as koleget e mi ne te gjithe Shqiperine, qe te veprojne ne respekt te ligjit dhe shtetit te se drejtes. Shtetin perosnal, me institucione personale, Edi Rama nuk ka per ta ndertuar dot ne Shkoder.

Ai ka asgjesuar cdo institucion, por nuk do mund te asgjesoje dot Bashkine Shkoder. Ajo eshte e qytetareve, qe e kane zgjedhur dhe done e zgjedhin, ne zgjedhje te lira dhe te ndershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY