Nisin përplasjet e para për zgjedhjet, policia merr në mbrojtje KZAZ-në në...

Nisin përplasjet e para për zgjedhjet, policia merr në mbrojtje KZAZ-në në Burrel

116
0
Shares

Një ditë pasi kryetarët e bashkive që drejtohen nga opozita kërkuan lirimin e ambjenteve ku janë vendosur Komisionet e Administrimit Zgjedhor, Policia e Shtetit ka nisur ruajtjen e ambjenteve.

Një mjet i komisariatit të Policisë Mat është  pozicionuar pranë pallatit të Sportit “Ferit Hysa”. Sipas televizionit lokal, disa efektivë të policisë së rendit qëndrojnë aty që prej pasdites së premte duke mbrojtur zyrat ku janë vendosur materialet zgjedhore deri në këto momente.

Kujtojmë se kryebashkiku i Burrelit që përfaqëson PD-në, Nezir Rizvani i dërgoi dje letër KQZ ku i kërkonte lirimin e ambienteve dhe heqjene e afishimeve të emrave të votuesve.

Kujtojmè se pjesa më e madhe e Bashkive kanë nisur zbatimin e dekretit të Presidentit dhe janë kundër zhvillimit të zgjedhjeve duke kërkuar lirimin e ambjenteve. Kjo nuk është pritur mirë nga KQZ e cila me një deklaratë kërcënuese i detyron kryebashkiakët të mos kryejnë asnjë veprim antiligjor pasi do të paditen penalisht. (kliko ketu)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY