Policia ka arrestuar dy persona pasi janë kapur me armë. Burime zyrtare informojnë se dy rastet jane evidentuar në Tiranë ndërsa sqarojnë detajet e arrestimit të tyre.
NJOFTIMI I PLOTE
Sekuestrohen dy armë zjarri të tipit pistoletë
Në pranga dy posedeuesit e armëve të zjarrit.
Në vijim të punën për parandlimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatimin të planit të masave për kapjen e perosnave që qarkullojnë me armë zjarri apo mbajnë në banesë armë zjarri, nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 3 është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi: A.D, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur me armë zjarri me vete në rrugën “Dervish Hatixhe” me një armë zjarri psitolet e markës GLOCK- me një krehër me 15 copë fishekë luftarakë.
Gjithashtu nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 4, është parandaluar një rast i dhunës në flamije me pasoja të mëtjeshme, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit; B. F. 42 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, u bë pas njoftimit të marrë se ky shtetas ushtrone dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, Policia ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit B.F një armë zjarri me mulli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/