Bashkitë zbatojnë dekretin, Balla kërkesë “miqësore” kryetarëve: Mos u bëni mish për...

Bashkitë zbatojnë dekretin, Balla kërkesë “miqësore” kryetarëve: Mos u bëni mish për top

150
0
Shares

Bashkitë më të mëdha të vendit kanë zbatuar dekretin e presidentit Meta, duke kërkuar mos zhvillimin e zgjedhjeve të 30  Qershorit dhe kanë kërkuar heqjen e kutive të KZAZ-eve në njësitë vendore.

Por mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer Taulant Ballës. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se kryetarët e bashkive të opozitës që do të pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit do të jenë subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk do të kenë më mundësi të rikandidojnë.

I ftuar në studion e emisionit “Java” në Tvsh, Balla i sugjeroi miqësisht atyre që të mos bëhen mish për top në këtë situatë, pasi pengimi i zgjedhjeve është vepër e rëndë penale, e cila të pamundëson të rikandidosh për 10 apo 15 vite sa është parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit.

Miqësisht i njoh disa nga kryetarët e bashkive të opozitës. Për ata të LSI-së kam bërë fushatë zgjedhore. Kujtoj që pengimi i zgjedhjeve është vepër e rëndë penale, është dhe vepër e cila të pamundëson më pas të rikandidosh për 10 apo 15 vite sa është parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit. Pra kujdo kryetari bashkie, i cili ka vendosur ti përkushtohet politikës, qoftë asaj vendore apo qoftë asaj të përgjithshme do tja sugjeroja miqësisht mos bëhet mish për top, sepse do të bëhet subjekt i Dekriminalizimit,-tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY