Foto Ilustruese
Policia italiane ka lëshuar dhe ekzekutuar 45 urdhër arreste për një bandë që merrej me trafikun e drogës. Pas tre vitesh hetime, policia ka zbuluar fijet e trafikut duke vendosur arrestimin e 45 personave, në kuadër të një operacioni të koduar “Rubens”.
Sipas hetimeve banda siguronte kokainën nga Peruja dhe Holanda, kurse marijuana vinte nga Shqipëria.
Më pas droga shpërndahej në bazat e caktuara në Itali. Mes të arrestuarve janë shqiptarë, italianë dhe amerikano-latinë.
Operacioni është në zhvillim dhe ka nisur në orët e para të mëngjesit. Ai u përqendrua në Padova dhe në zonat përreth.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/