“Parlament ilegjitim, skandal”, Maliqi: Deputetët e shitur të opozitës që votuan rezolutën...

“Parlament ilegjitim, skandal”, Maliqi: Deputetët e shitur të opozitës që votuan rezolutën të kalojnë me PS

111
0
Shares

Deputeti Lefter Maliqi ka bërë një tjetër deklaratë të fortë, duke dalë kundër parlamentit dhe votimit të rezolutës për shkarkimin e presidentit Meta. Maliqi shkruan se kjo tregon që opozita e re ka pëlqyer joshjet duke akuzuar kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Maliqi i bën thirrje Ruçit dhe Ballës që deputetët e shitur të opozitës të kalojnë në krahun e Rilindjes.

Deputeti që hyri së fundmi në parlament thotë se edhe sikur vetëm fare të mbetet do jetë 100 herë me dinjitoz se këta 100 që vunë njollën e zezë vendit, kushtetutës.

POSTIMI I MALIQIT
Parlament ilegjitim, turp, skandal,100 deputetë votuan pro rezolutës për shkarkimin e Presidentit. Kjo tregon qe Opozita e Re ka pëlqyer joshjet ndërhyrjet por votimi tregoi këtë të vërtet pasi në mënyrë unanime vendosëm para votimit abstenim por Balla kërkoi 30 min pushim dhe ndërhyrjet joshjet bënë bashkimin e madh Rilindas me 100 deputetë.

I bëj thirrje Ruçit dhe Ballës që të gjithë këta deputetët e shitur të opozitës që votuan kundër presidentit dhe republikës të shkojnë të ulen në krahun e rilindjes me Ballën dhe kompani.
Se idealet opozitare nuk mund të qelben nga korrupsioni politik i këtyre të pamoral që shiten e joshen dhe s’përfaqësojnë as opozitën dhe as vota në popull përveç rreth 10 deputetëve që votuan kundër e abstenuan sepse s’pranuan joshje dhe rreshtim nga Rilindja e krimit dhe bandave që i vendosin në lista deputetësh.

Krahu i opozitës në parlament ka vend vetëm për ata që duan popullin jo për ata që i plaçkitin edhe lekun e fundit.

Kush është burrë që do të bëjë opozitë do rrijë në atë krah të tjerët që shiten si bagëti të shkojnë menjëherë të ulen si hauri i hajdutëve të rilindjes.

Edhe sikur vetëm fare të mbetem do jem 100 herë me dinjitoz se këta 100 që vunë njollën e zezë vendit, kushtetutës dhe që duan instalimin e diktaturës dhe çuarjen e vendit në përplasje fizike në 30 qershor. Populli duhet të ngrihet fortë në protesta të forta si në vitet 90 ku shembën diktaturën dhe tani të shembin Rilindjen bashkë me Kalorësin e saj që po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptaret që po i kërcënon, shantazhon me burg dhe i ka bërë, që mbi 300 mijë të ikin jashtë vendit pasi po u vritet çdo ditë e me shumë shpresa për ëndrrën europiane.

Unë jam me ju, zëri juaj dhe do jem me ju në Protestë fortë dhe fuqishëm. Shteti ka rënë, Parlamenti ka rënë, kemi Prokurori politike. S’ka kthim prapa, të gjithë në këmbë shpalleni 21 qershorin nata e bardhe e rikthimit të Demokracisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY