ALARMI/ Rikthehet gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importin nga Europa

ALARMI/ Rikthehet gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon importin nga Europa

56
0
Shares

Rikthehet sërish gripi i shpendëve në Europë, ndërsa Shqipëria ka ndaluar importin nga vendet e prekura.
Lajmi është bërë publik nga ministria e Bujqësisë e cila njofton se pas vitit 2006 rikthehet në Europë virusi H5N8.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë Shqipëria është e rrezikuar për shkak të shtegtimin të shpendëve të egra drejt lagunave. Për këtë arsye ky institucion ka urdhëruar ndalimin e importit të shpendëve të gjallë nga vendet e prekura.
Ministria e Bujqësisë u bën thirrje fermerëve, të lajmërojnë Shërbimin Veterinar në rast konstatimi të shpendëve të ngordhur
Në Tetor 2016, autoritetet në Austri, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Hungari, Poloni, Rusi, Zvicër dhe Holandë kanë raportuar ngordhje në zogjtë e egër, për shkak te virusit H5N8 të influencës aviare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY