Deklarata kërcënuese e zëdhënses së KQZ-së, reagon kryetari Zguri: Njoh dekretin e...

Deklarata kërcënuese e zëdhënses së KQZ-së, reagon kryetari Zguri: Njoh dekretin e Presidentit

124
0
Shares

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka reaguar pas kërkesës së disa kryetarëve të bashkive që qeverisen nga PD dhe nga LSI që qendrat zonalet të votimit (KZAZ) të zhvendosen nga ambientet ku janë vendosur.

Zëdhënësja Drilona Hoxha, u shpreh se KQZ dënonte veprimet e krerëve të bashkive të djathta për pengimin e punës në qendrat e votimit dhe kërkesën e tyre për zhvendosjen e tyre duke paralajmëruar dhe përgjegjësi penale. Mirëpo pas deklaratës së zëdhenëses së KQZ, kryetari Klement Zguri u distancua duke thënë se ajo nuk pasqyronte qëndrimin e tij si kreu i institucionit.

Zguri tha se ai si kryetar i KQZ njihte vendimin e presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kujtojmë se Klement Zguri u zgjodh në krye të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve pas marrëveshjes së 17 majit mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Ndërkohë dhe ditën që KQZ mori në shqyrtim vendimin e Metës për anulimin e zgjedhjeve dhe e cilësoi atë si të pavlefshëm, Zguri braktisi mbledhjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY